Administrata gjyqësore paralajmëron grevë! Deanovski: 8 muaj nuk kemi marrë shtesat në paga

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Administratorët e gjykatave ende nuk i kanë marrë pagat e nëntorit dhe është e mundur ndërprerja e punës. Punonjësit në 4 gjykata kanë njoftuar tashmë se do të bojkotojnë detyrat, ndërsa nga Sindikata e SPOGJ-së thotë se nuk do t’i ndalojë nëse duan të hidhen në grevë. Kreu i kësaj sindikate Tërpe Deanoski, tha se kjo ka të bëjë me 1,400 deri në 1,600 punonjës. Sipas tij, si Sindikata e pavarur e administratës shtetërore ashtu edhe Sindikata e pavarur e administratës gjyqësore i kanë lëshuar kërkesa Qeverisë dhe institucioneve kompetente pardje, duke paralajmëruar për një grevë të mundshme në të gjitha gjykatat nëse kushtet materiale nuk përmirësohen dhe problemi i mungesës së stafit nuk zgjidhet.

“Nga të gjithë funksionarët e shtetit, vetëm gjykatësit kanë kurajën apo tha them ndryshe nuk kanë fytyrë duke shfrytëzuar të drejtën e marrëveshjes kolektive. Kjo nënkupton se edhe deputetët, edhe ministrat, drejtorët zv/ministrat dhe kryeministri do të marrin regresin e pushimit vjetor, K-15 dhe nuk e di kur do u mjaftojnë! A ne nuk kemi para shtesat në paga prej 8 muajsh dhe tani flasim për raporte fer ndaj buxhetit gjyqësor?”, tha Tërpe Deanoski, Kryetar I Sindikatës – SPOGJ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More