Adnan Azizi: Atmosferë fitoreje në Vrapçisht

nga Xh M

Gostivar, 25 dhjetor – Shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në fshatin Gradec të Vrapçishtit, ka theksuar atmosferën pozitive dhe mobilizimin e madh qytetar.

“Sonte hapëm shtabin e VLEN-it në Gradec të Vrapçishtit, ku u pa qartë mbështetja e fuqishme për kandidatin Zulhajrat Demiri. Vrapçishti po bashkohet si asnjëherë më parë,” është shprehur Azizi.

Sipas tij, kandidati Zulhajrat Demiri po sjell një frymë të re bashkimi, progresi dhe zhvillimi për komunën.

“Më 11 janar, me numrin 5, Vrapçishti zgjedh progresin dhe zhvillimin,” ka përfunduar Azizi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More