Adnan Azizi: “Balancuesi” do të zëvendësohet me ligj

nga D V

Shkup, 23 shtator – Deputeti i VLEN, Adnan Azizi është i bindur se mekanizmi i Balancuesit do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

I pyetur për deklaratat e ministrit për Administratë Goran Minçev, Azizi tha se ZNAM nuk ka qenë pjesë e negociatave mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it.

“Shtyllat bazë që e përbëjnë këtë koalicion është OBRM-PDUKM dhe VLEN-i, kurse ZNAM-i është një pjesë shtesë që është shtuar pastaj në pjesën e koalicionit dhe në periudhën që janë zhvilluar negociatat, ZNAM-i nuk ka qenë pjesë e negociatave”, tha Azizi duke shtuar se në këto negociata është kërkuar nga VLEN që Balancuesi të zëvendësohet me ligj./TV21/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More