Një flotë e Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja “Shandong” bëri vizitën e saj të parë në Hong-Kong, një veprim që shihet gjerësisht jo vetëm si një demonstrim i fuqisë ushtarake, por edhe një hap drejt thellimit të lidhjeve midis Hong-Kongut dhe krahinave të brendshme të Kinës.
Flota detare, e përbërë nga aeroplanmbajtësja “Shandong”, destrojerët me raketa “Yanan” e “Zhanjiang” dhe fregata me raketa “Yuncheng”, mbërriti në Hong-Kong të enjten për të filluar një vizitë pesëditore.

