Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim, mbyllet më 5 shkurt

nga D V

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati për regjistrim për votim të personave me nevoja të veçanta është deri më 5 shkurt 2025 në ora 16:00.

Sipas njoftimit nga KQZ regjistrimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike në uebfaqe www.kqz-ks.org duke klikuar butonin “Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta” ose përmes zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje personave që, për arsye të ndryshme nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këta persona mund të regjistrohen për të votuar në shtëpi ose në vendet e tjera ku gjenden, siç janë spitalet, shtëpitë e moshuarve, apo edhe për ata që janë në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More