Afrim Gashi takon përfaqësuesen e Shërbimit Europian për Punë të Jashtme

nga D. V.

Shkup, 1 korrik – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me Zuzana Mihalkova Shutiakova nga Shërbimi Europian për Punë të Jashtme, me të cilën diskutoi për përkushtimin e Kuvendit në avancimin e reformave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të Bashkimit Europian, si pjesë e përpjekjeve për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit, u theksuan sfidat aktuale dhe rëndësia e hapjes sa më të shpejtë të kapitujve negociues. Po ashtu, u nënvizua nevoja për parashikueshmëri dhe mbështetje të qëndrueshme nga institucionet europiane, për të ruajtur besimin e qytetarëve në procesin e integrimit europian.

Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga Bashkimi Europian dhe ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj synimit të saj strategjik -aanëtarësimit të plotë në BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More