Afrim Gashi uron Numan Kurtulmuş për rizgjedhjen si Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë

nga D. V.

Shkup, 4 qershor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për Numan Kurtulmuş me rastin e rizgjedhjes së tij si Kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.

Në mesazhin e tij, Gashi e cilëson rizgjedhjen e Kurtulmuşit si një konfirmim të qartë të besimit dhe vlerësimit për udhëheqjen e tij të përgjegjshme dhe vizionare. Ai thekson gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, duke shprehur përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve.

“Shpreh përkushtimin tim serioz për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona. I uroj suksese në vazhdim në detyrën e tij të rëndësishme,” thuhet në urimin e Kryetarit të Kuvendit të RMV-së.

Kjo urë komunikimi ndërparlamentar vjen si dëshmi e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve aleate.

Postimi i plotë:

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të RMV, kam kënaqësinë t’i përcjell urimet e mia më të përzemërta z. Numan Kurtulmuş për rizgjedhjen si Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë. Ky është një konfirmim i qartë i besimit dhe vlerësimit për udhëheqjen e tij të përgjegjshme dhe vizionare.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e fuqishme miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, shpreh përkushtimin tim serioz për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona.

I uroj suksese në vazhdim në detyrën e tij të rëndësishme!”-përfundon Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More