Ageler: Provat për ish-zëvendëskryeministrin Grubi tanimë janë të kapshme për autoritetet e Maqedonisë

nga Xh M

Shkup, 3 janar – Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler ka deklaruar se është e kënaqur që ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është në listën e zezë të SHBA-së.

Ajo në podkast thotë se për rastin që ai është i shënuar nga autoritetet amerikane, provat janë të kapshme për autoritetet e Maqedonisë, por siç tha, ata nuk janë organi i përndjekjes.

“Provat janë këtu, shumica e tyre, jo të gjitha. Mund të hapet çështje nga ajo që është në dispozicion këtu dhe në rajon dhe kjo është ajo që ne si ambasadë shpresojmë se do të ndodhë, por gjithashtu ne nuk jemi autoritet përndjekës. Unë nuk do të hyj në shtëpinë e askujt, por shpresoj që kjo të nxisë veprim dhe mund të them se emrat e fundit në listën e zezë kanë shkaktuar vërtet reagim”, thotë Ageler.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More