Agjencia për energjetikë u bë pjesë e Ministrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale

nga Xh M

Shkup, 22 korrik – Drejtori i deritanishëm i Agjencisë për energjetikë, Dario Nikollovski sot formalisht ia dorëzoi kompetencat ministres së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozninovskës. Me këtë akt, siç thekson Minsitria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Agjencia dhe Këshilli i saj drejtues hiqen, ndërsa të punësuarit me fuqinë e ligjit do të merren nga Ministria e resorit.

Në pajtim me Ligjin për organizim të organeve të administratës shtetërore dhe ligjit për energjetikë, Agjencia për energjetikë dhe e tërë prona e saj e lëvizshme dhe e palëvizshme, janë marrë nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More