Viti 2026 ka nisur me lajmin më të bukur për njërën prej ikonave të bukurisë shqiptare. Agnesa Vuthaj do të bëhet nënë për herë të parë.
Ish-Miss Kosova dhe sipërmarrësja e njohur, Agnesa Vuthaj, ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit e saj gëzimin e madh që po përjeton. Përmes një videoje mjaft emocionuese, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ajo ka konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh: Agnesa është në pritjen e saj të ëmbël.
Krahas videos që përcjell paqe dhe lumturi, Agnesa ka shkruar një fjali që përmbledh të gjithë rrugëtimin e saj të ri:
“Aty ku një dëshirë plotësohet.” Ky mesazh i ndjerë lë të kuptohet se ky është një moment kulmor në jetën e saj private, duke e konsideruar këtë shtatzëni si bekimin më të madh të fillimvitit.
https://www.instagram.com/p/DS-dhjTDIXa/