Ahmeti në Tetovë: Historia jonë është themeli i së ardhmes

nga Redaksia

Tetovë, 13 gusht – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në promovimin e librit “Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe Maqedonia” të Gjeneral Kudusi Lamës, ku foli për rrugëtimin e përbashkët drejt lirisë, barazisë dhe integrimit.

Ahmeti theksoi se lufta e UÇK-së ishte sakrificë për dinjitet, paqe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. “Sot, 24 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, amaneti i atyre që sakrifikuan është që të mbetemi të bashkuar dhe t’i mbrojmë të arriturat tona të përbashkëta,” tha ai.

Lideri i BDI-së vlerësoi lartë kontributin e Prof. Dr. Kudusi Lamës për çështjen kombëtare, duke e cilësuar si një zë të motivimit, të së vërtetës dhe të sakrificës. “Historia jonë është themeli i së ardhmes sonë,” përfundoi Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More