Ajeti: Kosovarët s’do të regjistrohen më si shtetas serbë në Gjermani

nga D. V.

Shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë, ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ai tha se Ministria federale e Brendshme e Gjermanisë iu ka dërguar një qarkore me këtë ndryshim qendrave të regjistrit civil në krejt Gjermaninë dhe se shtetasit e Kosovës që kanë pasë këtë problem tashmë mund ta rregullojnë.

“Më shumë se 17 vjet, qindra e mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës janë regjistruar me automatizëm në komunat e ndryshme gjermane në mënyrë të padrejtë dhe të gabuar si shtetas të Serbisë. Tani kam kënaqësinë t’ju njoftoj se si rezultat i punës dhe angazhimit tonë diplomatik, ky problem i pazgjidhur dhe i trashëguar prej vitesh nga sot e tutje do të marrë fund”.

Ai tha se në vazhdën e “përpjekjeve tona të pandërprera dhe komunikimet e shumta” me institucionet gjermane kanë kërkuar që shtetasit e Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të saj e assesi të mos evidentohen si shtetas serbë.

“Jo vetëm 16 lande gjermane, por mbi 5200 qendra të regjistrit civil në krejt Gjermaninë e kanë pranuar tashmë një qarkore nga Ministria  federale e Brendshme ku janë njoftuar për këtë ndryshim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës, të cilin edhe ne do ta publikojmë”.

Ajeti u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në Gjermani që janë të prekur nga kjo që t’u drejtohen organeve kompetente gjermane në qytetet apo vendbanimet ku jetojnë që ta bëjnë korrigjimin e dokumentacionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More