Aksident i rëndë në një gurore në Mamurras, humb jetën 38-vjeçari

nga L. M

Mesditën e sotme, një ngjarje tragjike është shënuar në një gurore në zonën e Mamurrasit, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti gjatë punës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, shtetasi P. P., banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po kryente riparime në një mjet pune brenda territorit të gurores.

Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More