Aksident mes dy veturave në Prishtinë, gjashtë të lënduar

nga D V

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes mes dy automjeteve në kryeqytet, raporton Ekonomia Online

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për Ekonomia Online.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More