Aksident në Bogovinë: 3 persona të lënduar, një grua në gjendje të rëndë

nga D. V.

MPB njofton se me datë 24.8.2025, rreth orës 17:00, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale f. Bogovinë – f. Sellcë e Keqe, komuna e Bogovinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.A. (19) nga f. Bogovinë dhe një automjeti “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.Sh. (42) nga f. Sellcë Keqe.

Nga aksidenti ka mbetur me lëndime të rënda trupore pasagjerja e automjetit “Opel”, H.Sh. (49), ndërsa me lëndime trupore janë lënduar edhe një pasagjere tjetër nga i njëjti automjet, N.Sh. (68), si dhe shoferi A.A. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More