​Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

nga Xh M

Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku midis tri veturave sot në kryeqytet.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Gazmend Zajmi”.

“Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërkaq tre persona kanë marrë lëndime trupore”, tha ai.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More