Aksident rrugor në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, tre të lënduar

nga Xh M

Më 23.01.2026, në orën 11:20, SPB Tetovë ka pranuar njoftim se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, pranë f. Sllatinë, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I. (33) nga fshati Dobrosht, rrethina e Tetovës dhe një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.H. (36) nga f. Nerashtë, rrethina e Tetovës.

Në aksident lëndime të rënda trupore pësuan të dy shoferët, ndërsa lëndime trupore pësoi edhe bashkudhëtari B.A. (26) nga fshati Nerashtë, rrethina e Tetovës, të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e bëri një ekip hetimor i SPB-Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More