Aksident tragjik në Turqi: Autobusi përplaset me kamionin, 7 persona humbin jetën dhe 11 të plagosur

nga Redaksia

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku ku një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion në lagjen Bahçe, në autostradën Tarsus–Adana–Gaziantep, në qytetin turk Osmaniye. Autobusi, i cili udhëtonte nga Izmiri drejt Gaziantepit, u përplas në pjesën e pasme të kamionit pasi kamionit i kishte shpërthyer goma dhe ishte ndalur në rrugë, njofton Anadolu.

Autobusi drejtohej nga A.A. (42), ndërsa kamioni nga H.K. (52). Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 në autostradën Adana–Gaziantep, pranë tunelit Ajran, në lagjen Bahçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More