Shkup, 8 shkurt – Çdo vit në vendin tonë humbin jetën rreth 150 persona në aksidente trafiku. 75% e aksidenteve ndodhin nga faktorit njeri, ndërsa pjesa tjetër ndodh për shkak të kushteve klimatike-sidomos gjatë dimrit.
Sipas ekspertëve të trafikut, në Maqedoni mungon kultura në komunikacion, si nga ana e vozitësve ashtu edhe nga ana e këmbësorëve.
“Është mungesë e kulturës së pjesmarrësve në komunikacionin rrugorë. Aksidentet të cilat shkaktohen më shumë se 75% vinë nga njeriu, pasi vozitësit janë nën ndikimin e alkoolit, nën ndikimin e barnave , shpesh nuk janë edhe në gjendje të mirë psiqike. Kohëve të fundit është problem përdorimi i telefonave dhe është indikacioni kryesor që shkakton aksidente në komunikacion. Gjithashtu mungojnë edhe sinjalet nëpër rrugë që paralajmërojnë rrezik, apo barrikadat nëpër vendet e rreyikshme, siç ishte rasti i aksidentit në Rahçe”, tha Blerim Neimi, ekspert i Komunikacionit rrugor.
Pajisjet për detektimin e shkelësve të rregullave në komunikacion, janë shumë të vjetëruara, thotë Neimi.
Maqedonia e Veriut akoma funksionin me sistemin e radarëve, ndërsa vendet e Evropës kanë pajisje intelegjente të cilat kanë reduktuar dukshëm aksidentet në trafik.
“Masat më efektive janë prezenca e paisjeve intelegjente, te në akoma funksion sistemi i radarëve dhe vozitësit e kanë shumë të lehtë ta identifikojnë nga distanca të ndryshme dhe ata marrin masa duke parandaluar shpejtësinë dhe momenti që e kalojnë patrollën policore ata përsëri mund të vazhdojnë ta ngajnë makinën shpejt apo të tejkalojnë shpëjtësisë. Nga praktika e vendeve Evropiane këto paisje vendosen nëpër veturat e policisë apo shtyllat e ndricimit dhe vozitësit fotografohen dhe thirren në stacion. Kjo ka reduktuar shumë rastet e aksidenteve ne trafik në Evropë, por këtu nuk kemi paisje të tilla”, deklaroi Blerim Neimi, ekspert i Komunikacionit rrugor.
Nevoja për rregulla më të rrepta të qarkullimit u shfaq veçanërisht me rastin e fundit kur 22-vjeçarja Frosina Kullakova u përplas nga një 20-vjeçar pa leje dhe nën efektin e alkoolit, teksa po kalonte në bulevardin “Aradhat Partizane” në vendkalim për këmbësorë dhe në dritë të gjelbër.
Sistemi i shumëpritur “Sejf Siti” i cili do të regjistrojë dhe sanksionojë shkeljet në trafik, është në përgatitje e sipër, por Ministria e Brendshme ende nuk ka specifikuar se kur do të vihet plotësisht në përdorim.