Aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër, Rama publikon pamjet

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa pamje të aksionit për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.

Rama thotë se me çlirimin e hapësirave publike, do t’i hapet rrugë Rilindjes Urbane 2.0.

“Mirëmëngjesi, dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Aksione për lirimin e hapësirave publike ka pasur edhe në disa qytete tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More