“Aksioni vijon!” Kryeministri Rama: Vetëm në Tiranë janë liruar 20 mijë metër katrorë hapësirë publike

nga L. M

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme disa pamje nga shembja e strukturave të lokaleve apo mjediseve të tjera me qëlim lirimin e hapësirave publike.

Rama paralajmëron se tavolinat në ambientet e jashtme do të kthehen, por me disa kushte. Do të ketë një plan të ri, i cili do të dalë së shpejti ku 75% e trotuarit do ta kenë këmbësorët dhe 25% njësitë e biznesit.

“Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenoment dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…
Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas.
Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët,  25% njësia e shërbimit. Dhe asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, deklaron kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More