Shkup, 10 maj – Aktivistë për të drejtat e studentëve nga Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë në edicionin e dytë të Forumit Studentor, i cili do të mbahet sot në hapësirat e cowork21.
Ngjara organizohet nga Forumi për ndryshime arsimore.
Në fokus të forumit do të jenë sfidat me të cilat përballen studentët nga i gjithë rajoni. Ndër të tjera, pritet që kryetari trupit kombëtar studentor Aleksandar Nikolovski, të prezantojë punën e kryer gjatë mandatit të tij njëvjeçar.