Akuzë e re për Ramiz Merkon, gjithsej katër akuza për dy muaj

nga Xh M

Strugë, 17 maj – Prokuroria Themelore e Strugës ka dorëzuar dy propozime prokuroriale për veprat penale – Punë e papërgjegjshme në shërbim dhe vazhdim i veprës penale – Falsifikimi i dokumenteve, lidhur me punën e shkollave në territorin e komunës së Strugës. Në rastin e parë akuzohen katër persona, mes tyre edhe Ramiz Merko.

Në lëndën e dytë, i akuzuar është vetëm kryetari i komunës së Strugës për veprën penale – Punë e papërgjegjshme në shërbim për shkak se ka sjellë vendim me të cilin ka emëruar person që nuk i plotëson kushtet si ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës fillore në fshatin Podgorcë, siç parasheh Ligji për arsim fillor. Për pak më shumë se dy muaj kundër kryetarit aktual të Strugës janë parashtruar katër akuza, duke përfshirë edhe këto dy për të cilat sot informoi Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More