Alarm për bomba në dy shkolla në Shkup

nga D. V.

Shkup, 8 prill –  Sërish panik në Shkup – këtë mëngjes janë raportuar kërcënime për bomba në dy shkolla të mesme.

Sipas MKD.mk, dy shkolla të mesme në Shkup kanë marrë email-mesazhe se në ndërtesat e tyre ishte vendosur një mjet shpërthyes, dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka konfirmuar informacionin.

– “Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rreme”, thonë nga MPB për MKD.mk.

Mësimi në shkolla nuk është ndërprerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More