Alarmi nga Ebola, frikë se mund të përhapet në të gjithë botën

nga D. V.

Përhapja e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka shtuar shqetësimin mes ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një njoftim të një dite më parë, ekspertët e OBSH-së deklaruan epideminë e Ebolës si emergjencë shëndetësore publike.

“Rreziku i përhapjes së Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe rajonet përreth mbetet shumë i lartë, ndërkohë që jashtë këtij rajoni është i ulët”, tha gjatë një deklarate për shtyp të mërkurën Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

“Ka ardhur momenti që edhe komuniteti ndërkombëtar të solidarizohet me popullin e Republikës Demokratike të Kongos”. Ekspertët i frikësohen përhapjes së kësaj epidemie nga lëvizja e njerëzve nga një shtet në tjetrin, prandaj kërkojnë që të ketë një reagim të koordinuar ndërkombëtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More