Ali Ahmeti: Boris Trajkovski ishte një politikan që u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon

nga D V

Shkup, 26 shkurt – Sot kujtojmë presidentin Boris Trajkovski, 21 vjet nga vdekja tragjike e tij në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt 2004, në të cilën humbën jetën edhe anëtarë të delegacionit të tij, ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij në Fejsbuk.

“Boris Trajkovski ishte një politikan i cili, pavarësisht shumë rrethanave dhe sfidave të jashtëzakonshme, u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Angazhimi i tij për bashkëjetesë dhe përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike janë ende aktuale sot”, ka shkruar Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More