Ali Ahmeti nderon figurën e gjeneralit Imri Ilazi

nga Xh M

Prishtinë, 29 shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar familjen e gjeneralit Imri Ilazi i njohur si komandant Ferri.

“Vendosa lule të freskëta pranë vendprehjes së gjeneralit me bindjen që vepra dhe ideali i tij do të jetojnë përgjithmonë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, gjeneral.” shkruan lideri i BDI-së.

Sot isha pranë familjes së gjeneralit, bashkëluftëtarit e bashkëveprimtarit tim, Imri Ilazi, për ta ndarë dhimbjen dhe
për ti ngushëlluar për ndarjen nga jeta të komandant Ferrit.

Do të mbetet gjithmonë në kujtesën time si mik besnik, patriot dhe luftëtar i lirisë.

Vendosa lule të freskëta pranë vendprehjes së gjeneralit me bindjen që vepra dhe ideali i tij do të jetojnë përgjithmonë.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, gjeneral.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More