“Aliu e pësoi”: Xhavit Haliti rrëfen se si tentoi të pajtonte Ali Ahmetin me Izet Mexhitin

nga Redaksia

Prishtinë, 6 dhjetor – Xhavit Haliti, një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, ka rrëfyer prapaskenat në një rast në politikën e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Haliti ka treguar se ka tentuar të pajtonte Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së, me grupin e atëhershme ti quajtur si grupi i zjarrit, që tashmë është subjekt në vete që udhëhiqet nga Izet Mexhiti, kryetar i Çairit.

Haliti thotë se ishte “pleqnar” në këtë mesele.

Në T7, ai ka thënë se Ahmeti nuk e pranoi kushtin e grupit të ndarë dhe e pësoi.

“Unë kam qenë një far plaku, siç është ky, te ata në Maqedoni, te Aliu se ma qitën kusht, më thirrën me i pajtu. Dhe ky nuk pranoi dhe pësoi” – tha Haliti.

“Aliu e pësoi”: Xhavit Haliti rrëfen se si tentoi të pajtonte Ali Ahmetin me Izet Mexhitin

Tutje, Haliti ka treguar se kushti ishte që të shkarkohej Artan Grubi, atëbotë zëvendëskryeministër i parë, që tash është në listë të zezë të ShBA-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More