Shkup, 25 gusht – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi një takim pune me drejtoreshën e Klinikës për Kardiologji, Danica Petkoska Spirova, e më pas u takua edhe me drejtorin e Klinikës së Kardio-kirurgjisë shtetërore, Dejan Dimitrovski.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në takime u diskutua për gjendjet aktuale në këto institucione publike shëndetësore, si dhe për mundësitë e forcimit të tyre dhe përmirësimit të përgjithshëm të kushteve në interes të pacientëve dhe të vetë punonjësve shëndetësorë.

Gjithashtu, u bisedua edhe për sfidat aktuale me të cilat përballen të dy klinikat, duke pasur parasysh se çdo ditë trajtojnë raste jashtëzakonisht komplekse dhe të rënda.