Shkup, 7 korrik – Projekte dhe masat realizuan në periudhën e kaluar Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe krijimin e shëndetit aktiv. Vizioni ynë për kujdesin shëndetësor proaktiv është sistem që planifikon paraprakisht, zgjidh problemet dhe mat rezultatet. Vazhdojmë, me mbështetjen e Qeverisë së bashku të realizojmë masa dhe reforma të reja në fushën e kujdesit shëndetësor, tha sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në konferencën për shtyp me rastin e shënimit të njëvjetorit të punës në Qeveri.
Potencoi se si Qeveri kanë realizuar rritje të konsiderueshme të pagave të punonjësve të shëndetësisë, dhe atë me vlerë prej 4.815 denarësh neto për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, ndërsa për infermieret kjo rritje arrin 6.200 denarë.
“Kemi zgjidhur statusin e papërcaktuar prej kohësh të specializantëve privatë. Bazuar në vendimin e Qeverisë për të punësuar 600 specializantë privatë (300+300), tanimë po përfundon realizimi i fazës së parë dhe në pjesën më të madhe të institucioneve po përfundon edhe procedura për punësimin e 300 specializantëve të rinj në institucionet publike të kujdesit shëndetësor në vend. Veçmë kemi filluar realizimin edhe të fazës së dytë për 300 specializantët e ardhshëm, javën e kaluar në uef faqen e Ministrisë është publikuar thirrja për shfaqjen e interesit të specializantëve të rinj për punësim”, theksoi Aliu.
Për herë të parë pas 10 vitesh, potencoi ministri, është azhurnuar lista pozitive e barnave, për nëntë ilaçe gjenerike të reja, gjegjësisht 87 ilaçe në forma të ndryshme.
Potencoi se ata kanë hapur edhe vegël digjitale për raportimin e parregullsive dhe vazhdojnë të abgazhohen në mënyrë aktive për përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve publike të kujdesit shëndetësor.
“Në Klinikën e gjinekologjisë në vijim është rikonstruksioni i plotë i laboratorëve, ambulancave dhe kabinetëve të specializuara. Rikonstruimi është në vlerë prej 29 milionë euro dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit. Ka filluar rikonstruimi i plotë dhe rrënjësor i KARIL-it, i cili është i pari i këtij lloji që nga themelimi i Qendrës Klinike, në Klinikën infektive është kryer rinovimi i plotë në katin e parë me kujdes intensiv – një investim me vlerë 1,5 milionë euro, në Kinikën kirugjike është lëshuar për përdorim stacioni i ri i kompresorëve me tre kompresorë dhe është kryer rinovim i plotë i Klinikës universitare të psikiatrisë, rikonstruimi i Klinikës së spitalit të Tetovës dhe të më shumë departamenteve në spitalin e përgjithshëm në Gostivar”, tha Aliu.
Në periudhën e ardhshme, siç sqaroi, do të përqëndrohen edhe në rikonstruimin e Spitalit të përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ndërsa investimi në infrastrukturën spitalore nuk vlen vetëm për sallat e operacionit ose pajisjet mjekësore.
“Kemi filluar proces i cili do të rezultojë me zgjidhje funksionale për parkingun e Qendrës Klinike, sepse spitalet duhet të jenë vende kujdesi, jo të frustrimit që nga hyrja. Vazhdimisht jemi duke modernizuar institucionet publike të kujdesit shëndetësor me pajisje të reja mjekësore, mes të cilave duke përfshirë klinikën kirurgjikale ‘Shën Naumi i Ohrit’, spitalet e përgjithshme të Velesit dhe Prilepit, Klinikën për sëmundje të syve, Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit dhe Klinikën e Kirurgjisë Digjestive. Në poliklinikën Idadia ka pajisje të reja për rezonancë magnetike, me të cilën u lejon pacientëve qasje më të madhe në procedurat e nevojshme diagnostikuese. Gjithashtu, vazhdimisht punojmë në futjen e inovacioneve në fushën e transplantimit, e veçanërisht në forcimin e njohurive dhe aftësive të stafit tonë, duke ndjekur trendet moderne evropiane dhe duke vendosur metoda të reja në transplantologji”, tha Aliu.
Pas ngjarjes tragjike në Koçan, nuk ndaluam në ngushëllime, theksoi Aliu dhe sqaroi se filluan procedurë për ndërtimin e qendrës moderne dhe inovative për zhvillimin e ideve kreative e cila do t’u kushtohet të rinjve, mbështetjes psikosociale dhe bashkësisë.
“Vijojnë procese të ndërtimit të shëndetësisë aktive dhe digjitale në vend të funksionimit burokratik. Digjitalizimi nuk është luks teknologjik, por parakusht për shëndetësi të drejtë, efikase dhe llogaridhënëse. Për këtë arsye filluam me përgatitje për ndryshim të 12 ligjeve themelore nga sistemi shëndetësor. Çdo ligj do të trajtohet nga grupi i veçantë i ekspertëve, sepse shëndetësi nuk ndërtohet me improvizime, por me rregulla precize të sistemit. Ministria e Shëndetësisë tashmë në mënyrë aktive punon në sistemin e bazuar në pesë shtylla, me qëllim që ta transferojmë shëndetësinë në sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur nga politika, ndërsa theks të veçantë vendosim në digjitalizimin si themel të sistemit shëndetësor të bazuar në të dhëna reale”, shtoi Aliu.