Alternime kthjellimesh dhe vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 2 janar 2025

nga D V

Territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat malore Lindore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dendura do të jenë në zonat veriore.

Ndërkohë, gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit.

 

 

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More