Ambasada amerikane diskutim me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

nga D. V.

Në prag të Ditës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada amerikane në Tiranë zhvilloi një diskutim me një grup gazetarësh shqiptarë dhe reporteren amerikane Lori Geary.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, tema e diskutimeve u përqendrua te e drejta e Amendamentit të Parë për lirinë e shprehjes dhe shtypin e lirë.

Nga ana e saj, gazetarja Lori Geary, fituese e çmimit “Emmy”, u tha gazetarëve të pranishëm në takim se “ju jeni sytë dhe veshët e popullit”. Reporterja amerikane u kujtoi gazetarëve përgjegjësinë e medias për të vendosur qeverinë përballë përgjegjësisë ndaj vullnetit të popullit.

Aktiviteti synoi të nxisë ndërgjegjësimin për liritë kushtetuese dhe përgjegjësinë qytetare.

Ambasada Amerikane në Tiranë diskutim me një grup gazetarësh shqiptarë dhe reporteren amerikane…

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More