Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndau sot një mesazh për qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar për sot, në orën 18:00, në kryeqytet, e thirrur nga Partia Demokratike.
Sipas njoftimit, demonstruesit pritet të mblidhen pranë ndërtesës së Kryeministrit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit “Nënë Tereza”.
Ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore për informacionin më të përditësuar.
Ambasada thekson se pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut dhe se, Policia e Shtetit shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Personelit të ambasadës amerikane i është këshilluar të shmangë demonstratën.
Ambasada u kërkon qytetarët amerikanë të monitorojnë median lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.
“Ndërsa protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe garantoni sigurinë tuaj personale”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.
Ambasada u kërkon qytetarëve të forcojnë sigurinë e tyre duke zbatuar disa praktika dhe duke i këshilluar për veprimet që duhen ndërmarrë.
Qytetarëve amerikanë u këshillohet ta shmangin këtë ngjarje. Të jenë të vetëdijshëm për mjedisin përreth. Të kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik. Të monitorojnë median lokale. Të kenë gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje dhe të mbajnë një profil të ulët.
