Ambasadori britanik takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, diskutohet për ngërçin në Kuvend

nga D. V.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Rezidencën Britanike, ku temë qendrore ishte ngërçi institucional dhe nevoja për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

Ambasadori Hargreaves ka vlerësuar lart rolin aktiv të shoqërisë civile në nxitjen e klasës politike që të marrë përgjegjësi në këtë periudhë të ndërlikuar për vendin. Ai theksoi se formimi i institucioneve të reja është thelbësor për funksionimin demokratik dhe për vazhdimin e agjendës zhvillimore të Kosovës.

“Shoqëria civile ka një rol thelbësor në forcimin e demokracisë. Jam mirënjohës për përkushtimin e tyre për të ndihmuar në kapërcimin e bllokadës politike dhe për të nxitur përgjegjësi tek liderët politikë,” deklaroi ambasadori.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More