Ambasadori finlandez viziton Pejën më 28 maj – ftesë e hapur për bizneset rajonale

nga D. V.

Më 28 maj 2025, Kosova Innovation Hub do të mirëpresë në ambientet e saj Ambasadorin e Finlandës në Kosovë Matti Nissinen, në një vizitë që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe inovativ mes Kosovës dhe vendeve nordike.

Me këtë rast, bizneset nga rajoni ftohen të marrin pjesë në një takim informal – “Kafe me Ambasadorin”, ku do të diskutohet për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha si zhvillimi ekonomik, inovacioni dhe teknologjia.

Takimi paraqet një mundësi të vlefshme për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe ndërtim të urave të reja bashkëpunimi ndërkombëtar, veçanërisht me partnerë nga Finlanda dhe rajoni nordik.

Organizatorët inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të bizneseve vendore që synojnë zgjerimin e qasjes së tyre në tregjet evropiane dhe zhvillimin e mëtejshëm përmes inovacionit dhe përkrahjes ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More