Ambasadori gjerman viziton DHL: Kontribut profesional në realizimin e zgjedhjeve të diasporës

nga D. V.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner vizitoi sot kompaninë DHL dhe u njoh nga afër me aktivitetet e ofruesit gjerman të shërbimeve logjistike në Shqipëri, njoftoi sot ambasada gjermane në Tiranë.

Ai u shpreh i impresionuar nga performanca e ekipit të përgatitur të DHL-së në Shqipëri.

Bergner falënderoi veçanërisht DHL-në për kontributin e rëndësishëm dhe profesional në realizimin e zgjedhjeve të diasporës me porosi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

DHL është një nga ofruesit kryesorë globalë të shërbimeve logjistike dhe operon në mbi 220 vende dhe territore, duke dërguar rreth 1,8 miliardë dërgesa çdo ditë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More