Ambasadori Meidani: Shtëpia e Alfabetit në Manastir është zemra e gjithë shqiptarëve!

nga Redaksia

Manastir, 22 nëntor – Gjatë vizitës së tij në Manastir, Ambasadori i Shqipërisë, z. Meidani, ka dhënë një deklaratë të fortë simbolike për rëndësinë e Shtëpisë së Alfabetit. Ai theksoi se ë monument historik nuk i përket vetëm një qyteti apo një treve, por mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Shtëpia e Alfabetit në Manastir është shtëpia e gjithë shqiptarëve,” u shpreh Ambasadori, duke kujtuar se pikërisht këtu u hodhën themelet e gjuhës sonë të përbashkët, një moment që bashkoi kombin dhe vulosi identitetin kulturor e kombëtar.

Kjo deklaratë vjen në Ditën e Alfabetit, kur 117 vite më parë rilindasit tanë vendosën standardin që sot e ruajmë me krenari.

Ambasadori Meidani i ftoi të gjithë qytetarët që ta vizitojnë këtë vend të shenjtë të historisë dhe ta mbajnë gjallë trashëgiminë e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More