Ambasadorja gjermane Dreksler drejtuar Kacarskës: Forca dhe përkushtimi juaj do të mbeten frymëzim për shumicën

nga Xh M

Shkup, 28 maj – Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, me rastin e përfundimit të mandatit si dhe bashkëpunimit disavjeçar të suksesshëm.

Në takim, siç njoftoi Gjykata Kushtetuese, u theksua kënaqësia e përbashkët nga projektet dhe aktivitetet e realizuara në Gjykatën Kushtetuese me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë.

Dreksler shprehu mirënjohje të sinqertë personale për Kacarskan për atë që është punuar dhe rezultuar nga bashkëpunimi gjatë mandatit trevjeçar dhe rezultatet e arritura në drejtim të përmirësimit të punës së Gjykatës.

“Në fund të mandatit tuaj, ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer. Forca juaj dhe bashkëpunimi do të mbeten një frymëzim për shumicën”, theksoi Dreksler në takim.

Ky është takimi i dytë zyrtar i ambasadores gjermane Petra Dreksler me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Dobrila Kacarska gjatë mandatit të saj. Gjykata Kushtetuese gjatë tre viteve të fundit, ka forcuar bashkëpunimin e saj me fondacionin gjerman IRZ, i cili hartoi një studim mbi nevojën për të paraqitur një ankesë kushtetuese, ndërsa përmes projekteve të tjera dhe organizatave joqeveritare të mbështetura nga Republika Federale e Gjermanisë, janë mbajtur takime në Gjykatën Kushtetuese në Slloveni dhe janë organizuar konferenca me ekspertë të njohur vendor dhe ndërkombëtar për çështjen e ankesës kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More