Amet Imeri emërohet drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal

nga Xh M

Shkup, 26 nëntor – Qeveria ka miratuar sot ndryshime të reja kadrovike, duke emëruar Amet Imerin në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal.

Vendimi vjen si pjesë e riorganizimit të disa institucioneve shtetërore pas zgjedhjes së Daut Memishit në krye të komunës së Tearcës dhe synon të sigurojë vazhdimësi në punën e këtij institucioni, i cili ka rol kyç në zhvillimin e balancuar rajonal, investimet lokale dhe përmirësimin e infrastrukturës në komunat e vendit.

Byroja për Zhvillim Rajonal është institucion që bashkëpunon ngushtë me komunat, agjencitë zhvillimore dhe organizatat vendore për të planifikuar dhe zbatuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More