Shkup, 27 dhjetor – Janë disa ngjarje që ndodhin dhe futen në sirtarin e historisë së vendit, qofshin ngjarje pozitive apo famëkeqe. Në këtë drejtim është edhe ngjarja e natës së kobshme 27 prill 2017. Edhe pse kanë kaluar vite të shumta, assesi kjo ngjarje nuk duhet të mbulohet me pluhurin e harresës, por duhet që autorët e atij terorri mbi organin më të lartë të shtetit, Kuvendin, të mbajnë dënimet e merituara. Përpjekjet për amnistim shpien drejt dhënies së një shance të re për përsëritjen e veprës së vjetër, shkruan Zhurnal.
Mickoski për amnistinë për organizatorët e “27 prillit”: Ai është vendim gjyqësor, nuk kam çka të shtoj –
Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot nuk deshi t’i komentojë rastet me amnistinë e paralajmëruar për organizatorët në ngjarjet e 27 prillit dhe rastin me keqpërdorimin e parave në “Lotarinë Shtetërore”.
“Ai është vendim gjyqësor. Nuk kam çka të shtoj, çka të komentoj. A ju kujtohet edhe gjatë debatit edhe gjatë bastisjes kishte deklarata kontroverse nga shumë prej pjesëmarrësve në këtë proces kështu që do të përmbahem nga çfarëdo lloj komenti shtesë”, tha kryeministri Mickoski, i cili ishte në fillimin e projektit për rikontsruimin e rrugës drejt Manastrit “Pelenicë” në Komunën Kisella Vodë.
Por, kundër kësaj iniciative duhet të reagojnë gjitha partitë politike pasi nuk është në shërbim të askujt. Ky veprim është në dëm apo një e keqe kolektive ku terorristët shpërblehen me falje. Kjo lëkund themelet demokratike të vendit. Nga ana tjetër lirshëm mund të konstatohet që secila falje e veprave të tilla është nxitje për të krijuar hapësirë për përsëritjen e veprës së njëjtë apo edhe më rëndë se kaq.
Çfarë ndodhi më 27 Prill?
Më 27 prill të vitit 2017, ndodhi ngjarja më e kobshme ishte natë e përgjakshme për tërë Maqedoninë e Veriut, kishte sulm në Kuvend rrahje të deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqej nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së. Ky sulm ndodhi pikërisht pas disa çasteve që në krye Kuvendit u zgjedh një shqiptar, Talat Xhaferi.
Nga dhuna në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë. Ndër deputetët më së shumti të lënduar ka qenë Ziadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev i LSDM-së, dhe deputetë të tjerë të LSDM-së.
Ziadin Sela ishte cak i protestuesve ishin të porositur për vrasjen e tij, prandaj edhe ishin koncentruar për dërgim të porosisë në vend dhe të gjithë të mobilizuar në kërkim të fytyrës ës Selës. Pasi e kanë parë e kanë gjuajtur me shtigje flamujsh, e gjë sende tjera të rënda deri sa ia kanë humbur vetëdijen. Pastaj e kanë rrahur brutalisht me mjete të rënda dhe të shtrirë në tokë e kanë vendosur në një vend që ta shqelmonin të gjithë që ishin aty. Por ata nuk ia kishin dhënë jetën për t’ia marrë, prandaj shpëtoi edhe se ishte gjysmë i vdekur e pa ndjenja.
Shpëtimtari i Ziadin Selës ishte Feta Alimi i cili ishte punonjës sigurie në Kuvend, e kishte marrë Selën dhe ia kontrollon pulsin e sheh se ka shenja jete, ndërkaq protestuesve u thotë se ka vdekur, pastaj Alimi e merr Selën dhe e fut në dhomën 334 të Kuvendit, për ta larguar nga turma dhe për ta ndihmuar që të shpëtojë. Ndërkaq nga organet e drejtësisë ky shpëtues, Feta Alimi, ishte dënuar me 7 vite burg, dhe tani është në liri pasi ka fjetur dënimin e caktuar.
Megjithatë, gjyqësori është pushteti i tretë sipas radhitjes së pushteteve, që duhet të kontrollojë dy pushtetet tjera atë legjislativ dhe ekzekutiv. Por, në Maqedoninë e Veriut ky pushtet ka stagnuar së punuari dhe duket sikurse është jofunksional. Vetëm 4 për qind e të anketuarve i besojnë plotësisht gjyqësorit, kjo sipas anketës së fundit që IRI.
Nga ana tjetër, pothuajse gjysma e qytetarëve mendojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të përfshihet në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, sipas anketës së opinionit publik të bërë për Detektor nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup. Nga struktura etnike e të anketuarve pjesa më e madhe janë të etnisë shqiptare, mbase kjo është e natyrshme duke marrë parasysh se sa shqiptarë dergjen burgjeve pafajsisht. Për veting në gjyqësi janë deklaruar shumica e të anketuarve, sepse është e pakuptimtë të ketë gjyqtar e prokuror që kanë pasuri milionëshe. Por, sikurse në gjyqësi dhe kudo tjetër vetingu mbetet vetëm çështje kërkese deklarative askund nuk fillon të zbatohet në praktikë.
Kujtojmë që, 27 prilli duhet të kujtohet çdoherë që mos të përsëritet më asnjëherë, sulmi ndaj Selës ishte sulm ndaj gjithë shqiptarëve, zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit ishte shpresë për të gjithë shqiptarët se erdhi koha të marrin atë që e meritojnë e të trajtohen denjësisht në vendin e shtetin e tyre. Pas pesë viteve gjasat për sulme të tilla janë minuar, ajo që po përballet shteti në këtë kohë është krimi dhe korrupsioni i thelluar që nuk po luftohen mjaftueshëm, si dhe rrugëtimi i vendit drejt BE-së, konkretisht shpresat e optimizmi për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në. /Zhurnal.mk