Anulohen dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt

nga D. V.

U anuluan dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt, të parapara të mbaheshin më 2 dhe 9 korrik. Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë lajmin e konfirmoi gjykatësja Fatime Dermaku.

“Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekspertim. Trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për ekspertimin e të akuzuarit Naim Murseli”, tha për “Betimi për Drejtësi” gjykatësja Dermaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More