AOJSHQ: Të rriten pagat e të punësuarve për përzgjedhjen e kandidatëve për punësim në Agjencinë e Administratës

nga D. V.

Shkup, 10 korrik – Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve të Jurisprudencës dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOJSHq) dhe Organizata Sindikale në kuadër të Agjencisë së Administratës kërkojnë rritje për 30 për qind të pagave të të punësuarve në Sektorin për Përzgjedhje të Kandidatëve për Punësim në Agjencinë e Administratës, ndërsa në të kundërtën paralajmërojnë ndërprerje të marrëdhënies së punës. Tetëdhjetë për qind të të punësuarve në Agjencinë e Administratës, njoftuan sot sindikatat, kanë pagë më të ulët se paga mesatare në shtet.

Sindikatat në kumtesë shprehin shqetësim për situatën në të cilën gjenden të punësuarit në Sektorin për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Punësim, për të cilët theksojnë se për çdo ditë me vite të tëra përballen me presione (institucionale, politike, publike dhe psikologjike).

Është tronditës fakti, qëndron në informacion, se afro 80 për qind të të punësuarve në Agjencinë e Administratës kanë pagë më të ulët se paga mesatare në shtet, si dhe fakti se largimi i punëtorëve rritet çdo vit, ndërsa për dallim nga institucionet e tjera, në Agjencinë e Administratës nuk miratohen mjete për avancime dhe punësime të reja, ndërsa të punësuarit në Agjencinë e Administratës janë të nënvlerësuar dhe të mbingarkuar, të lodhur, me vëllim shumë të madh të punës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More