Apeli kthen dosjen, rigjykim në GJKKO për Moisi Habilajn dhe tre të pandehur të tjerë

nga D V

Rinis në GJKKO procesi ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurve të tjerë, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot prishjen e vendimit të majit 2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve asaj gjykate për rigjykimin e çështjes me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha (kryesues), Elona Toro (anëtare) dhe Lutfie Celami (anëtare), në vitin 2023 kishte përfunduar shqyrtimin e ankimimit të paraqitur nga ankuesit/të pandehurit M.H., N.S., M.S., F.M., kundër vendimit të vitit 2021.

Në përfundim të gjykimit të parë, GJKKO shpalli fajtor të pandehurin Habilaj për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal dhe e dënoi me 12 vjet burgim.

Po ashtu, GJKKO e shpalli fajtor për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme te grupit te strukturuar kriminal dhe e dënoi me 12 vjet burg. Vendimi e shpall fajtor edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe dënimin me 4 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve për tre veprat e mësipërme penale, Moisi Habilaj u dënua me 15 vjet burgim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More