“Aqua parkut” në Shkup iu vu dryni! Tani është një vend i braktisur

nga Xh M

Shkup, 7 korrik – Lojëra të ndryshme, pishina, kafene dhe e mbushur me shumë njerëz. Kështu dukej vite më parë “Aqua Parku” në Shkup.

E tani, në këto ditë të nxehta të verës, dyert e këtyre pishinave janë të mbyllura. Ajo që mbizotëron tani këtu është papastërtia.

“Ka disa vite që nuk po funksionon “aqua parku” këtu në Shkup, edhe këtë verë qytetarët nuk mund ta gëzojnë këtë qendër freskimi”, raporton gazetarja e TV21, Fazile Halili.

Ky është këndi i lojërave për fëmijë, i cili ka qenë i mbushur me ujë dhe njerëz, ndërsa tani duket është vend i braktisur.

Këto rrëshqitëse ku janë argëtuar të rinjtë, janë të mbuluara nga balta, po ashtu edhe pishinat janë të bërë si moçal.

Një familje nga Bosnja dhe Hercegovina prapa kamerave na treguan se kanë ardhur në “Aqua park”, me mendimin që është duke funksionuar.

Për mosfunksionimin e parkut edhe “Aqua barit” për këtë sezon është njoftuar përmes një shkrimi në Facebook më 16 qershor.

Për gjendjen, e pyetëm drejtorin e deritanishëm Filip Daskallovski, por nuk morëm përgjigje.

Të premten Qeveria vendosi drejtor të ri të sallës “Boris Trajkovski”, ku gjendet edhe “Aqua parku”, dhe ai është Daniell Apostolloski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More