Arben Fetai: Afrimi me BDI-në, fatkeqësisht i qon në rrugën e artanizimit

nga Redaksia

Shkup, 25 maj – Zëvendës kryeministri Arben Fetai deklaroi se ASH-ja do të vazhdojë të ngelet pjesë e koalicionit VLEN dhe tha se ASH-ja do të qëndrojë e fortë dhe do të vazhdojë në rrugën e saj më e kthjellur se kurrë.

“Më vjen keq për Artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu. Do të qëndrojmë dhe do ta bëjmë betejën për të cilën jemi zotuar, për të cilën si koalicion VLEN kemi fituar 107 mijë vota”.

Fetai tha se afrimi me BDI-në, fatkeqëishtë i qon në rrugën e artanizimit të cilin po e shfaqin për shkak të nervozes me të cilin janë përballur kur e shohin se në çdo degë në çdo forum partiak, qoftë te Forumi Rinor apo te i Gruas njerëzit janë duke i braktisur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More