Arben Fetai: Nexhmedin Sadiku, kryetari i ardhshëm i Likovës

nga Redaksia

Likovë, 16 gusht – Zv/kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka deklaruar se koalicioni ka dhënë sot mbështetje të fuqishme për kandidaturën e profesor Nexhmedin Sadikut për kryetar të Komunës së Likovës.

“Sot, si një trup i vetëm, zbarkuam në Sllupçanin legjendar për t’i dhënë mbështetje profesor Nexhmedin Sadikut, kryetarit të ardhshëm të Komunës së Likovës”, shkroi Fetai.

Ai theksoi se Sadikun e njeh çdo familje në Likovë dhe se gjëja e parë që do të bëjë është rikthimi i besimit tek komuna. “E dyta, do të dëshmojë se politika mund të bëhet me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin”, u shpreh Fetai.

Duke folur për aleancën politike, Fetai shtoi se “Nexha me VLEN-in dhe Likova me Nexhën është garancia e fitores sonë të madhe”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More