Arben Taravari takon William Walker në Uashington: “Një figurë që i hapi rrugë lirisë së Kosovës”

nga Redaksia

SHBA, 21 korrik – Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dr. Arben Taravari, pati një takim të veçantë me ambasadorin William Walker – njeriun që denoncoi masakrën e Reçakut dhe tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare mbi krimet në Kosovë.

“Sot kisha privilegjin e jetës sime të jem i ftuar në shtëpinë e tij. Ka disa njerëz që me trimërinë e tyre bëjnë vepra të jashtëzakonshme si çlirimi i një shteti. Një figurë e këtij kalibri është edhe ambasadori Walker,” u shpreh Taravari pas takimit.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabani.

Ky takim vjen në kuadër të pjesëmarrjes së delegacionit të Aleancës për Shqiptarët në Samitin Global për të Drejtat e Njeriut në SHBA, ku po trajtohen sfidat e demokracisë, të drejtave civile dhe lirisë së popujve, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More