Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova

nga D. V.

Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë.

Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës.

Duka u pyet gjithashtu për kombëtaren e Kosovës, e cila sipas tij ka një skuadër të mirë, por jo më të mirë se kombëtarja e Shqipërisë.

“Çfarë të bën të ndjesh “përfaqësuesja e Kosovës“ – Ka një skuadër të mirë. Një pjesë e tyre ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare. Rrahmani, Rashica, Muriqi”, ka thënë fillimisht Duka.

“Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off. Në një histori kaq të shkurtër, me kaq pak eksperiencë të shkosh në play-off është një sukses i madh dhe është një moment që duhet ta jetojnë dhe të vazhdojnë ta synojnë Botërorin”, përfundoi i pari i FSHF-së. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More