Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës

nga D V

Tiranë, 10 shkurt – Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.

A2 CNN mëson se kreu i qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt.

Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë të bashkive të PS-së si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More