Shkup, 15 tetor – Në një aksion policor, në regjionin Strumicës dhe Gjevgjelisë, janë arrestuar mbi 17 punonjës të doganës.
Aksioni ishte me kërkesë të Prokurorisë Speciale për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë.
Sipas burimeve të Alsat, numri i personave të arrestuar mund të rritet, ndërsa bëhet e ditur se të gjithë të arrestuarit kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.
Ministria e Punëve të Brendshme pritet që nesër të dalë me detaje më të hollësishme. Policia e Maqedonisë së Veriut është duke realizuar aksion të madh policor në dy lokacione të vendit.
Sipas informacioneve të TV21, aksionet janë duke u zhvilluar në Strumicë dhe Gjevgjeli ku janë arrestuar edhe disa doganierë.
Arrestimi është bërë për siç thuhet, punës të papërgjegjshme në shërbimin doganor dhe marrjes së mitos.